Vjosa Osmani do të takohet me përfaqësuesit e Luginës

Presidentja Vjosa Osmani në mesditë do t’i pres në takim liderët institucional dhe përfaqësuesit politik nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Siç ka njoftuar Presidenca, takimi pritet të zhvillohet në orën 13:00.
Mediat do të lejohen të marrin vetëm pamje nga fillimi i takimit.

Ky takim vjen në valën e përpjekjeve të intensifikuara ndërkombëtare në dialogun Kosovë-Serbi. Ditë më parë, përfaqësues të Luginës ishin në Departamentin amerikan të Shtetit, ku e takuan emisarin special amerikan, Gabriel Escobar.

Go to TOP