“Tribunal i turpshëm”, Grenelli shpërndan postimin e Ramës për Thaçin
Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell ka rishpërndarë postimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ku shprehu indinjatë ndaj Gjykatës Speciale pasi nuk i lejuan ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.
Pa shtuar asgjë, Grenell i bëri repost postimit të Ramës, ku shkroi se Specialja është një “gjykatë turpi”.
Rama në platformën X, shkroi se vendimi i gjykatës është i turpshëm dhe i ulët, duke shtuar se kjo gjykatë e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në shaka.
“Një veprim i ulët nga një gjykatë e turpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë”, shkroi Rama në X.
A new low from a shameful and shameless tribunal that has turned international justice into a charade, democratic rights into empty words, and the goodwill of the Kosovo Parliament into the most brutal of boomerangs! pic.twitter.com/yfzQt2Vw9t
— Edi Rama (@ediramaal) March 17, 2025
