Tre persona lëndohen pasi vetura doli nga rruga në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë ka dalë nga rruga në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Lexuesit kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e cila ka dalë nga rruga.

Lajmin për këtë vetaksident e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë.  Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.  Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”.

Go to TOP