Transformimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Rama prezanton sot projektin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të prezantojë sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.

Prezantimi i këtij projekti do të bëhet në Sallën e Mediave në ndërtesën e vjetër të komunës, me fillim nga ora 11:00.

“Nesër, e shtunë, 13.01.2023, ora 11:00, në Sallën e Mediave në Komunën e Vjetër, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të prezantojë projektin për transformimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’”, tha Komuna në njoftimin e djeshëm.

Rruga “Xhorxh Bush” ishte mbyllur për qarkullim fillimisht përkohësisht, e në ndërkohë kryetari Rama njoftoi se e njëjta do të shndërrohej në shesh.

Go to TOP