Tomë Gashi reagon për Nasim Haradinaj: E kidnapuan për me mbulu skandalin për rrjedhje të dokumeteve të tyre

Ditën e djeshme në fjalën e tij përmbyllëse, Nasim Haradinaj i është drejtuar prokurores Valeria Bolicci duke i thënë “Ndërsa ju prokurore fjalën kriminel merreni mbrapsht dhe mbajeni për vete se mua nuk më takon kjo fjalë”.

Sipas Haradinaj, prokurorja Valeria Bolicci mori fjalën, ajo u mundua të imponohej paturpësisht dhe ta vendos trupin gjykues para aktit të kryer që me harbutërinë e saj shkoi aq larg që jo vetëm bëri gabim amatorik që nuk mund të ndodhin as në gjykatat më diktatoriale por i fyu dhe u tha “këta të dy janë kriminelë”.

Lidhur me këtë ka reaguar Avokati Tomë Gashi i cili përmes një postimi në facebook ka thënë se e kanë kidnapuar Haradinajt për të mbuluar skandalin e tyre për rrjedhje të dokumenteve të tyre.

Gashi thotë që po e quajnë kriminel për krimin që e kanë bërë vet ata.

Postimi i plotë:

Go to TOP