Tiranë, alarm për bombë në ambasadën ukrainase, njoftimi ishte i rremë

Pasditen e sotme një e-mail i mbërritur në adresë të Ambasadës Ukrainase në Tiranë në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë, ka alarmuar shërbimet e policisë dhe Njësinë Antieksploziv.

Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka vijuar hetimet.

Nga verifikimet e bëra në terren dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

Policia e Shteti njofton se, “shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë”.

Gjithashtu thuhet se, shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin.


Go to TOP