Zhegrova shfaqet optimist për rezultat pozitiv kundër Qipros
Edon Zhegrova është shprehur optimist për ndeshjen e ardhshme kundër Qipros, duke besuar se Kosova do të tregojë një performancë edhe më të mirë se sa në ndeshjen e parë, të zhvilluar në Qipro.
Në një konferencë për media të mbajtur para ndeshjes, Zhegrova ka theksuar se ndjehet i gatshëm për këtë sfidë dhe se nuk ndjen presion.
“Në ndeshjen e kaluar në Qipro ekipi ka bërë një paraqitje shumë të mirë, por besoj se edhe këtu në Prishtinë do të bëjmë lojë të mirë dhe të shënojmë sa më shumë gola”, ka thënë Zhegrova, duke nënvizuar se loja në shtëpi është një avantazh për ekipin.
Ai gjithashtu ka folur për përgjegjësinë e tij brenda ekipit.
“Jam i gatshëm ta barti barrën e ekipit me të gjithë bashkëlojtarët”, ka thënë futbollisti i Lille.
Zhegrova gjithashtu ka komentuar edhe për ndeshjen e fundit kundër Lituanisë.
“Ndeshja e kaluar në Lituani ka qenë e mirë, por kemi mundur të bëjmë edhe më mirë. Kemi mësuar prej gabimeve dhe besoj se në ndeshjen e ardhshme do të bëjmë edhe më mirë”, është shprehur ai.