Thyejnë derën e kishës, vjedhin kontributet vullnetare

Hajnat, të cilët kohët e fundit kanë targetuar objekte shtetërore dhe pronat e qytetarëve, kanë nisur të sulmojnë edhe kishat dhe xhamitë.

Rasti më i fundit është regjistruar më 20 shkurt 2026 në fshatin Dobrotin të Graçanicës, ku një mashkull kosovar ka njoftuar se persona të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në kishën ortodokse të fshatit dhe kanë vjedhur para nga kutia për kontribute vullnetare.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente, ndërsa policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.


Go to TOP