Thesaret e fshehura të Elbasanit prezantohen në Panairin Ndërkombëtarë në Prishtinë

Elbasani prezanton bukuritë e fshehta të saj në “Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe sportit” në edicionin e 20 në Prishtinë.

Në shumë stenda kompanitë e ndryshme dhe institucionet kanë prezantuar jo vetëm trashëgimi kulturore por edhe ato sportive. Këtij panairi i ofroi një kolorit të ndryshëm qyteti i Elbasanit prezantimi i trashëgimisë kulturore, historike dhe sportit me shijen e ballokumeve, punimeve artizanale. Ndryshe nga kompanitë dhe organizatat turistike në Panairin ndërkombëtarë të mbajtur gjatë kësaj jave, këtë herë për vizitorët e shumtë qyteti i Elbasanit pasqyroi pikat më të bukura kishte një prezantim dhe gjitha traditat nga kohërat e lashta e deri te ballokumet e Elbasanit, të cilat përgatiten për Ditën e Verës.

Artur Guni, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Kulturë dhe Turizëm në Bashkinë e Elbasanit i cili në këtë panair ka prezantuar pikat më të bukura, s’ka si të mos jetë i kënaqur me numrin e vizitorëve tek stenda e prezantimit të qytetit të tij, i bindur se kjo do të kthehet në vizitorë të shumtë. Ky qytet monumental është shumë i pasur në raport me përmasat e saj. Qëndrimi një ditor është kohë e shkurtër për të vizituar gjithë atë thesar, kulturor, historik dhe shijimin e gatimeve tradicionale.

Guni thotë tregon edhe arsyet pse shumë turistë vizitojnë këtë qytet.

“Kjo sepse Elbasani është në kërthizë të Republikës së Shqipërisë. Është në qendër të rrugës Egnatia, dhe ka potencial të madh turistik jo vetëm për pjesën e monumenteve historike de kulturore por edhe pjesën e natyrës. Sepse në Elbasan mbi të gjitha është turizmi i kulinarisë shquhet për kulinarin e veçantë”, tha ai.

Natyra e bukur në rrethinën e Elbasanit dhe kulinaria me shije shpërthyese e bëjnë këtë qytet më një mozaik të veçantë. Në këtë zhvillimi i agroturizimit, një model i agroturizmit të Mrizi I Zanave, po ecën me hapa galopant. Ata vizitorë që e njohin këtë qytet e kanë të vështirë të përcaktohen se ku të kalojnë një drekë apo darkë nga lokalet e bukura dhe me shijë shpërthyese.

Në Taste Atlas të përfshira gatimet elbasanase

Në Taste Atlas në një publikim të saj në listën e top 7 gatimeve shqiptare, dy janë nga Elbasani, Tavë kosi dhe Ballokumet. Kjo e fundit ka simbolikën e Dita e Verës një festë pagane e trevës së Elbasanit, ku bëhen vizita në mes të afërmve, miqve e fqinjëve më 14 Mars. Gjatë kësaj dite shpërndahen “hise” një shportë e cila përmban lloje të ndryshme ëmbëlsirash , frutash të thata dhe të stinës si ballakume, revani, palafiku, vezë të ziera, misra të zier. Darka e Dita e Verës, ka solemnitetin e saj nën një atmosferë festive në çdo shtëpi, ku shtrohet ‘sofra e madhe” sofra e bollëkut, ku vendosen gatimet tradicionale elbasanase nën shoqërimin e muzikës popullore.

Sofrat e pasura dhe shumë llojesh të gatimeve janë të njohura në Elbasan. Shumë ferma familjare në rrethinën e qytetit dëshiron të evokojë për mysafirët e saj mënyrën e mëparshme origjinale të jetesës së këtij rajoni me theks të veçantë në destinacionin e ekskursionit dhe ofertën gastronike.

Secili vizitorë mund të gjejë diçka për vete, përfshirë edhe pjesën e turizmit kulturore fetar ku ndodhen kishat para kristiane dhe bazilikat pjesa e xhamive që janë më të vjetrat në pjesën e Ballkanit, Kështjella dhe Stacioni ad Quintum e ndërtuar në shekullin e II pas Krishtit përgjatë rrugës Egnatia për ti shërbyer udhëtarëve si banjë dhe vend pushim. Kjo ndodhet 5 km larg Elbasanit në Fshatin Bradashes.

Pastaj është pjesa e turizmit të aventurës ku së fundmi zhvillohet rafting në lumin Shkumbin dhe është përgjatë gjithë vijës Egnatia. 

Në gjysmë orë vozitjeje do ta gjeni një vend të bukur i vendosur mes malesh Funari një oazë e pazbuluar rreth 20 km në veri të qytetit. Është një nga perlat turistike të pashkelura të zonës. Dallon për lirshmërinë e maleve e kodrinave , liqenet piktoreske dhe pyjet e dendura të pishave dhe dushqeve.

Shëmria apo Shën Maria është maja më e lartë shkëmore e Bixëllës 940 m. Emri i saj flet për një vendbanim të lashtë krishtë –rimit. Aty do vizitoni edhe shpellën e Hasmit. Një pikë turistike me bukuri të rrallë natyrore. Ka marrë këtë emër pasi aty strehoheshin njerëz që i fshiheshin hasmit gjakmarrjes.

As 20 minuta vozitje ndodhet Gjinari, me një ofertë të pasur aventure në natyrë dhe një skene të shkëlqyer gastronomike. Zona shpatit karakterizohet nga një reliev malor dhe një klime e pasur me oksigjen. Pika më e lartë është mali i Bukanikut 1831 m. Aty ndodhet kisha mesjetare e Shënkolit e pikturuar nga Onufri 1554.

Aty ndodhet kanioni i Valëshit me një lartësi 22 m dhe mosha e tij 300 vjeçare.

Në vetëm 9 kilometra në jug të qytetit në Luginën e lumit Shkumbin ndodhet Bushku në fshatin Shushicë, i cili ka një burim karstik me një rrjedhje prej 70 litra ujë në sekondë. Është një pikë turistik me burime të shumta ujore. Njihet si parku piktoresk me rrape 600 vjeçare. Ky fshat në vitin 1431 kishte 280 shtëpi sipas regjistrave turk.

Në qytet ndodhet Muzeun Etnografik, Kështjella e qytetit, xhamia mbret , galeria e arteve, teqeja e madhe, Kombinati metalurgjik i cili është përfshirë në guiden turistike.

Por gjithashtu Llixhat 12 km në jug të Elbasanit që është një nga qendrat hidrotermale më të rëndësishme të Shqipërisë më përdorim kurativ, ku temperaturat e ujit janë deri 56 gradë.

Ky qytet me histori të pasur edhe natyrë të shkëlqyer me staza të shumta malore por edhe shëtitore të qytetit dhe restorante të njohura është një vend ideal për një vizitë së paku vikendi.

Ilir KRASNIQI

Go to TOP