Thatësia ndikoi që prodhimet bujqësore të jenë më të ulëta
Fermerë e Anadrinisë, thonë se thatësia e madhe e cila mbretëroi gjatë kësaj vere ka bërë që prodhimet bujqësore, veçmas ato të perimeve të jenë më të ulëta.
Fermerë e Anadrinisë këto ditë produktet sikurse domatja, trangujt, rrushi dhe të gjitha llojet e specit po i dorëzojnë në qendrën grumbulluese në Xërxë.
Ata thonë për RTK, se këtë vit ka qenë më vështirë për shkak se kanë ndikuar kushtet klimatike dhe temperaturat e larta.