Yamal vlerësohet nga Flick
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka lavdëruar futbollistin Lamine Yamal pas performancës së tij të jashtëzakonshme në fitoren 4-1 ndaj Gironës, të dielën, në kuadër të javës së pestë në La Liga.
Shtatëmbëdhjetë vjeçari ka shënuar dy herë në pjesën e parë, duke ndihmuar ekipin e tij të regjistrojë fitoren e pestë radhazi dhe të ruajë kryesimin në kampionat.
“Lamine është një talent i jashtëzakonshëm. Ai është i ri, por bën diferencën në fushë”, ka thënë Flick për Movistar Plus. “Jo vetëm që ka cilësi, por edhe presionin e ushtron shumë mirë. Kjo është thelbësore”.
Flick po ashtu ka theksuar rëndësinë e përgatitjeve të skuadrës së tij dhe është shprehur i kënaqur me ecurinë e ekipit. “Girona luajti mirë, por ne e nisëm shumë mirë dhe e merituam fitoren”, ka shtuar gjermani.
Barcelona kryeson tabelën e La Ligas me pesëmbëdhjetë pikë, duke lënë pas Real Madrid dhe Villarreal.
Pas kësaj fitoreje, Barça synon të vazhdojë me formën e mirë në Champions League, ku të enjten do të përballet me Monacon.