Tërnava: Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë maturi në politikë
Myftiu Naim Tërnava në ligjëratën me rastin e faljes së Fitër Bajramit, iu bëri thirrje liderëve politikë për unitet, duke nënvizuar se interesat e shtetit dhe të shoqërisë duhet të vihen gjithmonë në radhë të parë.
Sipas tij shoqëria jonë ka nevojë për më shumë maturi në politikë.
“Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë maturi në politikë, për më shumë kulturë dialogu dhe për më shumë ndjenjë përgjegjësie ndaj interesit publik. Historia do të gjykojë jo vetëm për vendimet që janë marrë, por edhe për momentet kur përgjegjësia është marrë|, tha mes tjerash ai.
