Termkolli reagon pas deklaratës së Macronit që Ballkani Perendimor është zemra e Bashkimit Europian

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, i ka reaguar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas deklaratave të sotme në Samitin për Demokracinë, se Ballkani Perëndimor është zemra e Bashkimit Evropian.

Termkolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’, metaforikisht ka thënë se “si është e mundur që zemra të lihet jashtë trupit”, duke konsistuar në lënien e Kosovës jashtë BE-së.

“Nëse Ballkani është ” zemra e Evropës” siç paska deklaruar Presidenti francez, Macron, atëherë si është e mundur që BE, ( Franca, në radhë të parë), e ka lënë e po e lë “zemrën” jashtë trupit të saj (politik)!. Të jetë kjo shenjë e një qasjeje të re integruese të BE-së ndaj Ballkanit apo vetëm edhe një hipokrizi e radhës?!”, thuhet në postimin e saj.

Macron përgjatë takimit virtual në Samitin për Demokracinë deklaroi se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e BE-së.

Go to TOP