Tërhiqet nga shitja toka bujqësore në Sllatinë
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se toka bujqësore në Sllatinë të Madhe, e cila ishte planifikuar për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit nr. 73, me vendim të bordit të drejtorëve është tërhequr nga procesi i shitjes.
Sipas AKP-së, pavarësisht kësaj tërheqje, shitja e aseteve nr. 73 përfshinë 100 asete të ndërmarrjeve shoqërore të vendosura në lokacione atraktive në të gjithë rajonet e Kosovës.
“Këto asete ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për blerje dhe zhvillim të bizneseve. Listën e plotë e aseteve të përfshira në këtë shitje është e publikuar në ueb faqen e AKP-së. Dita e dorëzimit të ofertave është me datë 25 qershor 2025 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave”, thuhet në njoftim.
