Tejkaloi shpejtësinë, dënohet me 300 euro, tre pikë negative dhe me ndalim të ngasjes së veturës për tre muaj

Një burrë në fshatin Gracë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën 80 km/h ka vozitur me shpejtësi 132 km/h.

Policia e ka gjobitur shoferin me 300 euro, tre pikë negative si dhe si dhe me masën mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik për tre muaj.

“Ndëshkohet kundërvajtësi i cili në zonën e kufizimit 80 km/h drejtonte automjetin me shpejtësi prej 132km/h. Njësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Gracë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 132 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Go to TOP