Bota

Të paktën 38 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një burg në Burundi /Pamje

Të paktën 38 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në një burg të mbipopulluar në kryeqytetin politik të Burundit, Gitega, tha zëvendë-spresidenti Prosper Bazombanza.

Sipas medieve të huaja 69 persona të tjerë pësuan lëndime nga incidenti i së martës; flakët shkatërruan disa zona të objektit.

Bazombanza, i cili vizitoi vendin e ngjarjes me disa ministra të lartë, nuk tha se çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin.

Një i burgosur tha se të burgosurit kishin vdekur nga flakët, derisa dëshmitarët kanë potencuar se ata me djegie më të rënda po dërgoheshin në spital me kamionë të policisë dhe të ushtrisë.

Institucioni strehonte më shumë se 1,500 të burgosur deri në fund të nëntorit, sipas shifrave të autoritetit të burgut, shifër kjo më e lartë se kapaciteti i tij prej 400.

Shfaq më shumë
//soaheeme.net/4/3473483