Neymar afër rikthimit te Brazili

Neymar ka bërë një hap tjetër drejt rikthimit në fushë me Brazilin, pasi është bashkuar me shokët e skuadrës në stërvitje për herë të parë që nga ardhja e ekipit në Neë Jersey.

Sulmuesi 34-vjeçar, i cili po rikuperohet nga një lëndim në pulpën e djathtë, u pa duke marrë pjesë në ushtrime me grupin pas një ngrohjeje të veçantë me top, duke dhënë sinjale pozitive për progresin e rikuperimit.

Ky është një avancim i mëtejshëm në rikthimin gradual të yllit brazilian, i cili një ditë më parë kishte dalë në fushë vetëm për punë fizike individuale dhe ushtrime me top në një seancë të mbyllur për media. Federata Braziliane e Futbollit ka bërë të ditur se ai ka zhvilluar aktivitete fizike nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse Neymar do të jetë plotësisht gati për stolin apo për të luajtur në ndeshjen e së premtes ndaj Haitit në Filadelfia, pasi stafi teknik po tregohet i kujdesshëm dhe nuk po e përshpejton rikuperimin e tij.

Lëndimi i fundit i tij ka ardhur pas ndeshjes së Santos ndaj Coritiba-s, ndërsa ai nuk ka luajtur për Brazilin për rreth tre vite, për shkak të problemeve të përsëritura fizike.

Brazili e nisi kampanjën e tij në Kupën e Botës me një barazim 1–1 ndaj Marokut, në rrugëtimin drejt synimit për titullin e gjashtë botëror në histori.

Go to TOP