Dembele ende pa rol të qartë në përfaqësuesen e Francës

Fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, po has në vështirësi për të gjetur vendin e tij në formacionin e Francës, pavarësisht formës së shkëlqyer me Paris Saint-Germain në dy sezonet e fundit.

Sulmuesi francez, i cili pritej të ishte një nga figurat kyçe të skuadrës së Didier Deschamps në Kupën e Botës, ka lënë përshtypje të zbehtë në ndeshjen e parë, ku Franca mposhti Senegalit me rezultat 3–1.

Ndërsa “Les Bleus” treguan cilësi në fazën ofensive, Dembele nuk arriti të ketë ndikim të madh në lojë, duke u përballur sërish me pyetjen e njohur: cili është roli i tij ideal në këtë ekip?

Në Paris, ai ka shkëlqyer si një forcë kreative në qendër të sulmit, por te Franca është vendosur më shumë në krahun e djathtë, ku hapësirat dhe liria e lojës janë më të kufizuara. Kjo ka bërë që ai të ketë më pak ndikim krahasuar me rolin që ka te PSG.

Ndërkohë, kombinimi i Kylian Mbappe dhe Michael Olise ka filluar të formësojë boshtin kryesor të sulmit të Francës, duke e komplikuar edhe më shumë pozitën e Dembelés në formacionin titullar.

Ish-mbrojtësi i Francës, Bixente Lizarazu, ka theksuar se sfida kryesore për trajnerin Deschamps është gjetja e mënyrës më të mirë për ta përdorur Dembelen, në mënyrë që të rikthehet versioni i tij më i mirë.

Pavarësisht besimit që stafi teknik i jep aftësive të tij për të krijuar rrezik, mbetet e paqartë nëse Dembele do të arrijë të sigurojë një rol të pandryshueshëm në formacion, pasi në të kundërt mund të përfundojë edhe në stol.

Go to TOP