Të hënë nisin gjobat për vozitësit që përdorin patentë-shoferë ilegal

Nga e hëna Policia e Kosovës do të nisë shqiptimin e gjobave nëse dikush prezanton patentë shoferi të lëshuar nga Serbia për qytetet e Kosovës.

Gjobat për mospasje të patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova janë nga 500 deri në 1.500 euro.

Të premtën ka qenë afati i fundit për konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë ditës së djeshme janë bërë 184 kërkesa ndërsa që nga fillimi i këtij procesi, më 10 maj, 6509 persona aplikuan për konvertim të patentë shoferëve.

“Në Leposaviq janë 2018kërkesa për të konvertuar patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1576, në Zubin Potok 961, në Zveçan 1177, në Graçanicë 223, në Kamenicë 105, në Shtërpcë 74, në Gjilan 53 etj”, ka theksuar ai.

Elshani ka theksuar se nuk do të ketë shtyrje të re për konvertim.

Go to TOP