Tahiri i AAK-së: Çfarë po fsheh LVV-ja që po kundërshton themelimin e Komisionit Hetimor për energji?

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se në këtë mbledhje pati debat për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e energjisë.

Ai tha se diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të Komisionit hetimor për energjinë.

“Sapo përfundojë mbledhja e Kryesisë, siç pritej diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të komisionit hetimor… Ishte debat i gjatë me argumentime të ndryshme”, tha Tahiri.

Ai shtoi se iniciues i kësaj kërkese ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Qëndrimi i Grupit Parlamentar të AAK-së është i thjeshtë, kërkesa për një Komision hetimor për energji është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe nënshkrues të kësaj kërkese janë deputetët. Për vlerësimin tonë është e habitshme e pakuptimtë dhe zgjon kureshtje të madhe se pse LVV e kundërshton themelimin. Pra çfarë janë duke fshehur?”, ka thënë Tahiri. 

Go to TOP