Tahiri: Formulës financiare për komuna i ka skaduar afati
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se formulës financiare për komuna i ka skaduar afati, pas publikimit të sotshëm të analizës `Regjistrimi i Popullsisë, Ndikimi në Financimin e Komunave` nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale.
“Formula e tanishme financiare për komuna është jo kompatibile, apo kësaj formule i ka skaduar afati”, ka shkruar ai në facebook.
Tutje Tahiri ka potencuar nevojën e rishikimit të financimit për shkak se rezultatet e regjistrimit të popullsisë kanë treguar se 29 komuna me popullsinë më të vogël do të pësojnë në këtë drejtim.
“Financimi i arsimit primar dhe shëndetësisë primare, kontrata kolektive, financimi i shërbimeve sociale, investimet kapitale në komuna, ndarja e parashkollorëve nga arsimi primar, zvogëlimi i numrit të asamblistëve si dhe çështje tjera kërkojnë rishikim funksional. /Kosova.info/