ShSKUK dhe IHS me Memorandum të Mirëkuptimit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit (MOU).
SHSKUK njofton se ky partneritet synon të fuqizojë trajnimin dhe edukimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor në nivel spitalor në Kosovë, me fokus të veçantë në spitalet e përgjithshme të Gjakovës dhe Pejës, të cilët janë partnerë të projektit IHS.
“Bashkëpunimi hap rrugën për të rritur kapacitetin e punonjësve të kujdesit shëndetësor për të parandaluar, menaxhuar dhe trajtuar sëmundjet kronike jo/ngjitëse (SKJ), duke mbështetur mirëqenien e pacientëve në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/