Tahiri: E domosdoshme të forcohet zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka marrë pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Tahiri përmes një video incizimi ka thënë se është e rëndësishme që si Kosovë të kuptojmë se përfaqësimi ynë dhe tregimi për vendin tonë do të ndodhin vetëm atëherë kur jemi shumë proaktivë.
“Duhet të forcohet zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Jemi në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një ngjarje ku diskutohen tema të rëndësishme si lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe çështjet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Është shumë e rëndësishme që si Kosovë të kuptojmë se përfaqësimi ynë dhe tregimi për vendin tonë do të ndodhin vetëm atëherë kur jemi shumë proaktivë. Kjo është një detyrë e nevojshme”, ka thënë Tahiri. /Kosova.info/