Szunyogu i shkon Pecit për vizitë në Lipë: Mirënjohje për kontributin në shtensionimin e situatës

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin.

Takimi mes Szunyogut dhe Pecit u zhvillua në zyrën alternative të komunës së Zveçanit në fshatin Lipë.

“Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës”, tha Szunyog.

Tutje, bëhet e ditur se Szunyog e Peci folën për sfidat me të cilat komuna përballet në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale.

Go to TOP