Abdixhiku pret në takim amabsadorin gjerman, theksohet domosdoshmëria e konstituimit të institucioneve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.

Abdixhiku tha se diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend dhe domosdoshmërinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe domosdoshmërinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ritheksova qëndrimin e LDK-së se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore, në shërbim të qytetarëve.”

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe domosdoshmërinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ritheksova qëndrimin e LDK-së se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore, në shërbim të qytetarëve.”deklaroi ai.

Go to TOP