Pas Konjufcës, ministri francez pritet nga Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.

Mediat janë lejuar të marrin pamje gjatë pritjes së delegacionit, ndërsa pas takimit nuk është paraparë konferencë për media.

Ndërsa, në orët e paarditës Benjamin Haddad është takuar edhe me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca./EO

Go to TOP