Syla: Në Kosovën tonë të çuditshme, shumica qeverisë – opozita fajësohet

Gazetari dhe diplomati Donat Syla ka reaguar me një koment kritik dhe ironik lidhur me mënyrën se si shpërndahet përgjegjësia institucionale në skenën politike të Kosovës duke e quajtur këtë realitet “Kosovë të çuditshme”.

Syla ka kujtuar se gjatë kohës kur Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ushtronin postin e kryeministrit, partitë e tyre në Kuvend rrallëherë kishin më shumë se 30–34 deputetë – përjashtuar rastin e zgjedhjeve të vitit 2007. Megjithatë, thekson ai, përgjegjësia për çdo dështim institucional ka rënë gjithmonë mbi supet e tyre.

Në të kundërt, Albin Kurti ka qeverisur me 58 deputetë dhe aktualisht me 48 deputetë të dalë nga dy palë zgjedhjet e fundit duke pasur kështu një shumicë të konsiderueshme parlamentare. Sipas Sylës, pavarësisht kësaj fuqie numerike, sot përgjegjësia publike për dështimet institucionale po u ngarkohet partive opozitare – një paradoks politik që e cilëson si të padrejtë dhe të pakuptimtë.

Komentin e tij ai e mbyll me një ironi të thellë: “Gëzuar KREJT&DREJTE për Kosovën tonë të çuditshme!”. /Kosova.info/

Go to TOP