Sveçla i falënderon qytetarët për konvertimin e patentë shoferëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka falënderuar qytetarët për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë të Serbisë në zyrtar të Republikës së Kosovës.
“Me 6509 aplikime në gjithë Republikën e Kosovës përfundon afati i konvertimit të patent shoferëve nga ata ilegal të Serbisë në zyrtar të Republikës së Kosovës. I falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimim dhe zbatimin e vendimit tonë. U jam mirënjohës stafit të Agjencisë së Regjistrimit Civil për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe e në vazhdimësi”, shkroi ai në ‘Facebook”. /Kosova.info/