Sulmohet fizikisht një i mitur në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar një person tjetër (i mitur).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:50 në rrugën “Sheh Myhedini”, në Prishtinë.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar viktimën mashkull  kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Go to TOP