16 më të mirët në Kupën e Botës, kush do luaj me kë, kur dhe ku?

Kupa e Botës 2022 në Katar, në të cilën u bënë disa befasi historike, sot do të hyjë në raundin e eliminimeve direkte, ku 16 kombëtaret më të mira përballen me njëra-tjetrën.

Holanda dhe ShBA-ja e hapin sot këtë fazë, ndërkohë që përfundon të martën, kur Portugalia ndeshet me Zvicrën, me këtë të fundit që e dërgoi mbrëmë Serbinë për në shtëpi.

Më poshtë mund të shiheni se kush do luaj me kë, dhe në çfarë orari:

E shtunë, 3 dhjetor

Holanda – ShBA-ja

Ora 16:00, Stadiumi Ndërkombëtar Khalifa

Argjentina – Australia

20:00, stadiumi Ahmad bin Ali

E diel, 4 dhjetor

Franca – Polonia

Ora 16:00, Stadiumi Al Thumama

Anglia – Senegali

20:00, Stadiumi Al Bayt

E hënë, 5 dhjetor

Japonia – Kroacia

Ora 16:00, Stadiumi Al Janoub

Brazili – Koreja e Jugut

20:00, Stadiumi 974

E martë, 6 dhjetor

Maroku – Spanja

Ora 16:00, Stadiumi i Qytetit të Arsimit

Portugalia – Zvicra

Ora 20:00, Stadiumi Lusail

Go to TOP