Manchester City transferon Mogna nga Leicester
Manchester City ka siguruar shërbimet e një prej talenteve më premtues të futbollit anglez, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me sulmuesin anësor Jeremy Monga nga Leicester City.
Monga, i cili është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçar, e kishte bërë debutimin në Premier League me Leicester në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare dhe tashmë konsiderohet një nga lojtarët më interesantë të brezit të ri në Angli.
Ai ka zhvilluar tridhjetë e shtatë paraqitje për Leicester dhe është bërë lojtari më i ri në historinë e klubit që ka startuar një ndeshje.
Edhe pse Manchester City nuk ka bërë publike shumën e transferimit, sipas mediave angleze marrëveshja kap vlerën e rreth 10 milionë funteve, me bonuse të përfshira.
Kontrata e re do ta mbajë Mongan në “Etihad” deri në vitin 2031.
Ai bëhet lojtari i tretë anglez që i bashkohet Manchester Cityt në këtë afat kalimtar, pas portierit Pierce Charles dhe transferimit rekord të klubit, Elliot Anderson.
Monga është pjesë e kombëtares angleze U-19 dhe është lojtari i tretë më i ri që ka luajtur në Premier League, pas Ethan Nwanerit dhe Max Dowman.
“Kur mora vesh se Manchester City ishte i interesuar për mua, e kuptova menjëherë se kjo ishte zgjedhja e duhur. Për çdo futbollist të ri, të bëhesh pjesë e këtij klubi është një ëndërr e realizuar”, ka thënë Monga pas transferimit.
Ai ka theksuar se shembujt e lojtarëve si Phil Foden dhe Nico O’Reilly tregojnë se te Manchester City ekziston rruga për talentet e akademisë që të arrijnë në ekipin e parë.
