Norvegjia dhe Anglia në duel për një vend në gjysmëfinale, formacionet zyrtare
Anglia sonte do të përballet me Norvegjinë në një sfidë vendimtare për një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. “Tre Luanët” vijnë në këtë përballje pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në fazën e 1/8 së finales, ku mposhtën Meksikën në stadiumin “Estadio Azteca” dhe siguruan kalimin në mesin e tetë ekipeve më të mira të turneut.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel sërish u mbështet te yjet e saj kryesorë, Jude Bellingham dhe Harry Kane, të cilët realizuan golat vendimtarë për triumfin ndaj Meksikës.
Ndërkohë, Anglia ka marrë lajme pozitive sa i përket gjendjes së lojtarëve. Reece James, Marc Guehi dhe Declan Rice munguan në stërvitjen e së enjtes, duke ndjekur programe individuale rikuperimi pas ndeshjes me Meksikën, por të tre u rikthyen me grupin të premten.
Ndeshja Norvegji – Angli zhvillohet sonte, nga ora 23:00. Dueli do të luhet në stadiumin “Hard Rock Stadium” në Miami, Florida.
Formacionet zyrtare:
Norvegjia: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Moller Wolfe; Berg, Odegaard, Berge., Schjelderup, Haaland, Sorloth.
Anglia: Pickford; Konsa, Stones, Guehi, O’Reilly; Rice, Anderson, Bellingham; Madueke, Kane, Gordon.
