Sulmi terrorist në Bruksel: Tifozja e kombëtarës shqiptare ngeli brenda në stadium

Dy persona vdiqën pas një sulmi terrorist që ndodhi mbrëmë në Bruksel.

Si pasojë e këtij sulmi u ndërpre edhe ndeshja Belgjikë – Suedi, që luhet për kualifikimet e “EURO 2024”, teksa rezultati ishte 1:1.

E brenda stadiumit “Heizel” kishte ngelur njëra nga tifozët më të famshme të kombëtares shqiptare.

Miranda Korpuzi, ka publikuar pamje brenda stadiumit, teksa ende s’dihet nëse tifozët kanë arritur të dalin apo janë ende brenda këtij tempulli sportiv.

Korpuzi jeton kryeqendrën evropiane.

Ajo njihet për faktin që udhëton në çdo ndeshje të Kombëtares Shqiptare, me veshje speciale në përkrahje të Shqipërisë.

Go to TOP