Spitali heton rastin pasi fëmija iu dorëzua nënës së gabuar

Një spital në Dorset të Anglisë ka thënë se po heton rastin pasi një foshnjë iu dorëzua nënës së gabuar.

Incidenti ndodhi në njësinë e maternitetit në Spitalin Poole në shtator 2023, konfirmoi Fondacioni i Spitaleve Universitare Dorset NHS Trust – i cili drejton spitalin.

Lorraine Tonge, drejtoreshë e mamisë në Trust, tha të mërkurën: “Na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që u shkaktua dhe e kemi kontaktuar nënën për t’i ofruar mbështetjen. Ne do ta nxisnim atë të kontaktojë përsëri me ne për të na ndihmuar në hetimin tonë”.

“Siguria e prindërve dhe foshnjave tona është prioriteti më i lartë dhe jemi të përkushtuar t’u ofrojmë mbështetje të plotë familjeve të prekura”, deklaroi ajo, raporton Skynews.

Ky incident përshkrhet si “i izoluar”.

Trusti i Fondacionit të Spitaleve Universitare Dorset NHS u formua pas bashkimit të tre spitaleve – Spitali Poole, Spitali Royal Bournemouth dhe Spitali Christchurch – në Dorsetin juglindor.

Go to TOP