Izraeli bën thirrje për shpalljen e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit një organizatë terroriste

Përmes një postimi në platformën “X”, Ministria e Punëve të Jashtme e Shtetit të Izraelit ka bërë thirrje që Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste.

Postimi i plotë: 

Ndalojeni Iranin para se të jetë tepër vonë

Sulmi raketor i regjimit iranian ndaj Izraelit këtë javë i tregoi botës se çfarë saktësisht është në gjendje të bëjë dhe se çfarë dëshiron të bëjë.

Sanksiononi programin e raketave balistike të Iranit dhe shpallni Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane një organizatë terroriste, para se të jetë tepër vonë.

Go to TOP