Trump: Lufta në Ukrainë do të zgjidhet së shpejti
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se kishte biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe shpresonte që lufta në Ukrainë, të përfundonte së shpejti përmes një marrëveshjeje, raportoi “Reuters”.
“Pata një bisedë shumë të mirë me presidentin Putin”, tha Trump gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në samitin e NATO-s, në Turqi.
“Ne zhvilluam një bisedë të gjatë, që zgjati shumë. Gjithashtu, menjëherë pas kësaj, fola edhe me presidentin Zelensky. Mendoj se të dy duan të arrijnë një marrëveshje… Mendoj se do ta zgjidhim këtë çështje, shpresojmë së shpejti”, tha Trump.
Zelensky dhe Trump pritet të takohen nesër, në samitin e NATO-s, pas disa muajsh sulmesh të intensifikuara të Ukrainës ndaj sektorit energjetik të Rusisë dhe goditjeve masive ruse, që vetëm gjatë korrikut kanë vrarë 50 persona në kryeqytetin ukrainas.
Zelensky tha sot se planifikon të diskutojë nevojën urgjente të Ukrainës, për sisteme të mbrojtjes ajrore, për t’u mbrojtur nga sulmet ruse vdekjeprurëse me raketa balistike.
