Spahiu: Pacolli nokaut politik ndaj Osmanit me njohjen nga Kenia

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Kenia duke e cilësuar këtë si një fitore të Behgjet Pacollit dhe një dështim diplomatik të Presidentes Vjosa Osmani.

Sipas tij, kjo njohje dëshmon se angazhimi i Pacollit në politikën e jashtme ka qenë më i suksesshëm sesa përpjekjet e institucioneve shtetërore.

“Behgjet Pacolli e ka nokautuar politikisht Vjosa Osmanin, duke siguruar njohjen nga Kenia. Kjo tregon se të gjitha takimet që Vjosa ka zhvilluar me presidentë shtetesh kanë pasur vetëm agjenda personale dhe jo interesin e Kosovës. Kur një person privat arrin të bëjë më shumë për Kosovën sesa Presidentja e saj, komentet janë të tepërta,” ka deklaruar Nexhmedin Spahiu.

Kjo deklaratë ka hapur debat mbi rolin dhe efektivitetin e institucioneve shtetërore në politikën e jashtme duke ngritur pikëpyetje mbi suksesin e diplomacisë zyrtare të Kosovës në sigurimin e njohjeve ndërkombëtare.


Go to TOP