Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare, do të përballet me reagimin tonë shkatërrues

“Çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s do të përballet nga forca e plotë e kësaj aleance”, kështu ka paralajmëruar Kremlinin, shefi i NATO-s, Mark Rutte. 

Mark Rutte mbajti sot një fjalim në Poloni, nga ku u takua me kryeministrin polak, Donald Tusk. 

Ky i fundit tha se angazhimi i NATO-s për të mbrojtur vendin do të jetë “shumë i rëndësishëm”. 

Rutte nga ana e tij mbështeti deklaratën e liderit polak, duke shtuar: “Reagimi ynë do të jetë shkatërrues”. 

Ai tha se kjo “duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Putin” dhe “këdo tjetër që dëshiron të sulmojë vendet anëtare të NATO-s”. 

Kujtojmë se Rusia sulmon sot qytetin port ukrainas dhe qytetin e lindjes së Zelensky, raporton Sky News. 

Ndërkohë që Moska thotë se ka rrëzuar dronët ukrainas mbi Detin e Zi.


Go to TOP