Spahiu: Kurti mund të mos dëshirojë mandatin e dytë të Vjosa Osmanit
Analisti Nexhmedim Spahiu vlerëson se ekziston një arsye strategjike pse kryeministri Albin Kurti nuk ka interes që Vjosa Osmani të rizgjidhet presidente për mandatin e dytë.
Sipas Spahiut, mandati i dytë i Osmanit do të jetë i fundit, pasi Kushtetuta nuk lejon më shumë se dy mandate për Presidentin e Republikës. Megjithatë, edhe pas përfundimit të këtij mandati, Osmani do të mbetet aktive në politikë dhe mund të përdorë pozitën presidenciale për të goditur politikisht Kurti.
“Pozita e Presidentes do t’i ofronte Vjosës mundësinë për të krijuar një start të fuqishëm politik kundër Kryeministrit, më të efektshëm sesa një sulm nga opozita e përçarë,” thekson Spahiu. Ai shton se një strategji e tillë nuk mund të realizohet po aq fuqishëm nëse Osmani vepron si lidere e një partie të re, përkundër faktit se ajo mund të ndikojë politikisht edhe nga kjo pozicion.
Spahiu nënvizon se për Albin Kurtin, mandati i dytë i Osmanit nuk përfaqëson thjesht një sfidë, por një rrezik potencial për të ardhmen e tij politike. /Kosova.info/
