Sylian Mokono bashkohet me FC Prishtinën

FC Prishtina ka zyrtarizuar përforcimin e ri në mbrojtje. Mbrojtësi i djathtë holandez, Sylian Mokono, është bashkuar me skuadrën bardhekaltër në afatin kalimtar dimëror.

26-vjeçari është produkt i akademisë së FC Utrecht, ku ka kaluar të gjitha grupmoshat deri te ekipi i parë. Mokono më pas ka luajtur për Heracles Almelo, me të cilin u shpall kampion i ligës së dytë holandeze, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës VVV-Venlo.

FC Prishtina i uron Sylian Mokonos mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër në sfidat e ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP