Sondazhi i IRI-së: Presidentja Osmani, liderja më e besuar në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdon të prijë si lidere më e besuara në rajon nga sondazhi i organizatës amerikane IRI (International Republican Institute).

Kështu njofton këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina, në një postim në Facebook.

“68 për qind e të anketuarve kanë treguar besim ndaj Presidentes, teksa 66 për qind besueshmëri ndaj institucionit të Presidencës. Presidentja Osmani dhe institucioni i Presidencës, vazhdojnë me përkushtim, në shërbim të shtetit!”, shkruan Kupina në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP