Sokol Haliti dhe mërgata shqiptare në Gjenevë festojnë Darkën e Lamës nën përkrahjen e LDK-së
Kryetari i Komunës së Vitisë, njëherësh kryetari i LDK-së për Viti, Sokol Haliti, bashkë me mërgatën shqiptare në Gjenevë, mori pjesë në festimin e Darkës së Lamës, një ngjarje e organizuar nga Nëndega e LDK-së në Gjenevë.
Në këtë eveniment të veçantë morën pjesë edhe tre kryetarët e degëve të LDK-së në Zvicër duke i dhënë një rëndësi të veçantë bashkimit dhe përkrahjes për komunitetin shqiptar në diasporë.
Gjatë takimit, u theksua mbështetja për LDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku, si dhe rëndësia e bashkëpunimit të diasporës me strukturat politike në Kosovë për zhvillimin dhe forcimin e lidhjeve shqiptare. /Kosova.info/
