Sllovakia befason Gjermaninë, Polonia ndal Holandën me barazim

Sllovakia ka shkruar histori në kualifikimet për Botërorin 2026 duke mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-0 në Bratislavë.

Në anën tjetër, surprizë pati edhe në Rotterdam, ku Polonia arriti të ndalë Holandën me një barazim 1-1.

Hero i takimit në Bratislavë ka qenë David Strelec, i cili ka shënuar golin e dytë, pasi më herët David Hancko kishte kaluar vendasit në epërsi.

Përkundër përpjekjeve, gjermanët nuk kanë arritur të depërtojnë në mbrojtjen e fortë sllovake.

Në anën tjetër, në Rotterdam,Denzel Dumfries u ka dhënë epërsinë “Tulipanëve” në pjesën e parë, por në minutat e fundit Matty Cash e ka barazuar me një goditje të fortë nga distanca, duke i prishur serinë e fitoreve të plota ekipit të Ronald Koeman.

Pas ndeshjeve të sotme, Gjermania mbetet pa pikë në Grupin A, i cili kryesohet nga Irlanda Veriore pas fitores ndaj Luksemburgut. Aq pikë, tri, ka edhe Sllovakia. 

Ndërsa, Holanda dhe Polonia bashkëkryesojnë në Grupin G me nga shtatë pikë. 


Go to TOP