“Slava Ukraini”, Rama: Rusia s’ia doli të përmbysë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokatrike

Kryeministri shqiptar, Edi, Rama, është shprehur i nderuar për praninë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shqipëri, për herë të parë.

Gjatë fjalës së tij në tryezën e Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, ai tha se prania e Zelenskyt në Shqipëri, tregon se Putini nuk ia ka dalë të përmbysë qeverinë dhe popullin ukrainas.

“Kjo është një luftë që as Ukraina as Bashkësia e Kombeve me të njëjtin qëndrim nuk e zgjohën, një katastrofë nga zgjedhja e vetme e një njeriu.Prania juaj këtu është një kujtesë që ai nuk ia ka dalë e që pavarësisht fuqisë ushtarake e propagandës toksike, Rusia nuk ia ka dalë të përmbysë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës. Nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit të Ukrainës të jetojë në një atdhe të lirë, të pavarur dhe demokratik. Nuk ia ka dalë të shtypë të vërtetën, kontrasti nuk mund të jetë më i fortë se kaq. Putini donte ta fshihte Ukrainën nga harta për çështje ditësh por sot Ukraina është më shumë se kurrë e ankoruar në Evropë dhe me besimplotë se kurrë për fatin e vet Evropian”, tha Rama.

Tutje, Rama ritheksoi se Shqipëria vazhdon të ofrojë mbështetje për Ukrainën

“Hedh sytë rreth kësaj tryeze dhe shoh fytyra të njohura, të gjithë jemi bërë bashkë për të paktën 1 dekadë për t’u takuar dhe për të folur për sfidat tona dhe për planet e të ardhmes. Pavarësisht asaj për të cilën mund të mos jemi dakord, për të parë përpara në vend se të shohim pas, histori brutale që na kanë mbajtur peng për shumë breza. E them herë pas here, mikut tim të dashur, presidentit ukrainas, vetë nuk kemi kapacitetet për të ofruar mbështetjen financiare e ushtarake për Ukrainën, por i bashkohemi thirrjes për pjesëtarët më të mëdhenj të aleancës sonë se siguria jonë varet nga mbështetja e tyre, e cila nuk duhet të jetë peng i vonesave burokratike”.

Në fund, kreu i qeverisë shqiptare ia kaloi fjalën Zelenskyt duke thënë “Slava Ukraini” që në shqip i bie “Lavdi Ukrainës”.

Go to TOP