Sinanaj: Kërkesa për komente nga qytetarët ngre dyshime për manipulim me propozimin 15%

Gazetari dhe njohësi i ekonomisë, Agon Sinanaj, ka reaguar ndaj kërkesës për komente nga qytetarët lidhur me propozimin e uljes së një tarife ose norme për 15%. Sipas tij, ky veprim tregon mungesë transparence dhe vë në dyshim bazën shkencore të këtij propozimi.

“Tash po kërkojnë komente nga qytetarët, kinse nëse arrijnë t’i bindin, do ta ulin këtë 15%. Por nëse propozimi ka qenë i bazuar në formula shkencore, siç na thanë ditë më parë, çfarë vlere kanë komentet ‘subjektive’ të qytetarëve? Këtu veç transparencë nuk ka,” deklaroi Sinanaj.

Ai shtoi se ky reagim i autoriteteve sugjeron se shifra prej 15% mund të jetë manipuluar që në fillim, dhe tani po tentohet të krijohet përshtypja e përfshirjes publike për ta legjitimuar atë. /Kosova.info/


Go to TOP