Shuhen shpresat e Shalës për medalje olimpike

Shpresat e mundësit kosovar Egzon Shala për medalje olimpike në Tokio janë shuar, pasi që iraniani Amir Hossein Zare pësoi 6:3 nga gjeorgjiani Geno Petriashvili në gjysmëfinale.

Shala, që u mposht nga iraniani Zare në çerekfinale, po shpresonte në fitore të tij në gjysmëfinale për të shkuar në repesazh e luftuar për të bronztën. Por Zare është ndalur nga gjeorgjiani Petriashvili e me këtë ka përfunduar edhe garimi i Shalës në Tokio.

Shala, që garoi në kategorinë deri 125 kilogramë në stil të lirë në mundje, në rrethin e parë mposhti algjerianin Djahid Berrahal, por u ndal në çerekfinale nga iraniani Zare.

Shala ndalet në çerekfinale në “Tokio 2020”

Mundësi kosovar Egzon Shala është ndaluar në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Shala, që garon në kategorinë deri 125 kilogramë, në raundin e parë mposhti algjerianin Djahid Berrahal.

Ndërkohë në çerekfinale u ndal nga iraniani Hossein Zare.

Shala shpreson tash në fitoren e Zares në gjysmëfinale, për të vazhduar garat në repesazh.

Shala është garuesi i fundit nga Kosova në “Tokio 2020”. Kosova në Tokio ka fituar dy medalje të arta, me xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Go to TOP