Shteti i kërcënuar nga Rusia do ta rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë

Presidenti i Finlandës dhe Komiteti Ministror për Politikë të Jashtme dhe Siguri kanë diskutuar temat që kanë të bëjnë me menaxhimin e krizave ndërkombëtare dhe janë pajtuar që Finlanda të përgatitet për të rritur pjesëmarrjen e saj në kuadër të misionit të NATO-së në Kosovë, KFOR, ka njoftuar qeveria finlandeze.

Gjithashtu këto dy institucione kanë rënë dakord që për shkak të ndryshimeve dhe rrethanave në mjedisin operativ, të anulojnë vendimin e datës 26 gusht 2021 për rritjen e pjesëmarrjes së Finlandës në Mali.

Ndërkohë kanë bërë të ditur se Finlanda do të përgatitet që në vitin 2024 të kontribuojë në Forcën e Reagimit të NATO-së me një kompani të Marinës Bregdetare “Jeager”.

 “Finlanda do të kontribuojë me një kompani Army Jaeger në 2025 dhe me një njësi zhytjeje EOD në 2026”, thuhet në komunikatë.

Presidenti i Finlandës dhe Komiteti Ministror kanë diskutuar gjithashtu progresin e anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Ndryshe, Finlanda bashkë me Suedinë janë kërcënuar nga Rusia dhe Vladimir Putin, nëse ia mësyjnë NATO-së.

Go to TOP