Shqipëria `hakmerret` ndaj Gjeorgjisë për humbjen e muajit të kaluar
Shqipëria ka arritur një fitore të vlefshme në Tbilisi, duke e mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 0-1 në kuadër të Nations League.
Pjesa e parë e ndeshjes nuk pasur gola, ani se të dyja skuadrat kanë treguar përkushtim në fushë, duke krijuar disa raste po pa arritur të konkretizojnë.
Shqipëria ishte e fokusua në mbrojtje dhe qarkullimin e topit, ndërsa Gjeorgjia përpiqej të sulmonte.
Momenti vendimtar për Shqipërinë ka ardhur menjëherë në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e dyzet e tetë, mesfushori Kristijan Asllani ia ka arritur të gjejë rrjetën pas një aksioni të organizuar, duke i dhënë avantazhin ekipit të drejtuar nga trajneri Sylvinho. Ky gol doli të ishte i mjaftueshëm për të siguruar tri pikët.
Pas golit, Gjeorgjia ka shtuar përpjekjet për të barazuar rezultatin, duke rritur presionin ndaj mbrojtjes shqiptare. Megjithatë, përpjekjet e tyre janë ndalur nga një mbrojtje e fortë dhe disa pritje të sigurta nga portieri strakosha. Ndërkohë, Shqipëria ka vazhduar të kërcënojë përmes kundërsulmeve, ku gjuajtjet e Asanit dhe Dakut ishin pranë dyfishimit të rezultatit, por pa sukses.
Kjo fitore vjen si hakmarrje për humbjen që Shqipëria pësoi në ndeshjen e parë mes këtyre dy kombëtareve, të zhvilluar muajin e kaluar në Tiranë, ku Gjeorgjia triumfoi me po të njëjtin rezultat, 0-1.