Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Shqipëria sot është bërë edhe me 387 rekrutë, kadetë e studentë të ri në ushtrinë e saj.
Kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një postimi në Facebook. Ai tha se këta ushtarë të ri janë garantët e besimit, sigurisë, stabilitetit e të ardhmes së Shqipërisë.
“Sot plot 387 të rinj dhe të reja – rekrutë, kadetë dhe studentë – bënë betimin e ushtarakut mbi flamur.Një betim për Atdheun; një zgjedhje dhe një vokacion që nuk premton rehati, por jep kuptim, që nuk garanton lehtësi, por ndërton dinjitet.Ju jeni garantët e besimit se siguria, stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë mbrohen nga përkushtimi i Forcave të Armatosura. Mbarë e mirë!”, ka shkruar ai. /Kosova.info/
