Sezoni veror me fluks në Morinë, pritje në pikën kufitare Hani i Elezit

Edhe kjo fundjavë, ashtu si gjatë gjithë sezonit veror, është shoqëruar me fluks të lartë lëvizjesh në Pikën Kufitare të Morinës. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë nga Kosova, mes tyre edhe shumë bashkatdhetarë të diasporës, kanë si destinacion bregdetin shqiptar.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare për të hyrë dhe dalë nga Kosova.

Sipas të dhënave të orës 14:08, pritjet më të gjata janë tek Hani i Elezit deri në 30 minuta, me një kolonë 150 metra për të hyrë në Kosovë, kurse te Dheu i Bardhë mërgimtarët po presin deri në 10 minuta, si në hyrje poashtu edhe në dalje të kësaj pike kufitare.

Go to TOP